MIKROSFERAT QERAMIKE 3M

Mikrosferat Qeramike 3M janë qenësisht të forta dhe me formë unike të krijuara për të siguruar një numër vetish të pëlqyeshme për klientin,  ndërkohë që i ndihmojnë përgatitësit e bojrave dhe veshjeve të zvogëlojnë kostot, të rrisin qëndrueshmërinë dhe të përmirësojnë procesin e përpunimit.

Për shkak të formës dhe shpërndarjes së madhësisë së grimcave, mikrosferat qeramike 3M mundësojnë një kërkesë më të ulët për rrëshirë dhe një viskozitet më të ulët pa sakrifikuar ngarkesën e mbushësit.

Përveç kësaj, fuqia e madhe dhe ngurtësia e qenësishme e mikrosferave qeramike 3M ndihmojnë që sipërfaqet e lyera të jenë më të qëndrueshme, për t’i rezistuar më mirë fërkimit dhe gërvishtjes.

Që nga pjesa e brendshme e një sipërfaqeje në shtëpi e deri tek strukturat industriale të ekspozuara ndaj elementeve të ndryshëm, mikrosferat qeramike 3M mund t’i japin vlerë të shtuar një larmie ngjyrash dhe veshjesh arkitektonike dhe industriale – duke i ndihmuar kështu prodhuesit të kenë sukses në formulimin e materialeve të tyre.

  • Ngurtësia – deri në 60,000 psi forcë shtypjeje
  • Kimikisht inert (i pandryshueshëm)
  • Grimca në formë sferike
  • Mund të ngjitet fort në polimere dhe shtresa të jashtme
  • Transparent ndaj rrezatimit UV deri në 250 nm

Përfitimet

  • Zgjat jetën e një veshjeje
  • Ndihmon në përpunimin dhe rrjedhshmërinë në termoplastikë dhe veshje
  • Përmirëson rezistencën ndaj fërkimit, gërvishtjes dhe gërryerjes për jetëgjatësi dhe performancë më të mire të veshjeve
  • Ndihmon në Përbërjet Organike me Paqëndrueshmëri (VOC) më të ulët sish. bojëra dhe llaqe.
  • Mundëson një kujdes të plotë për sistemet UV
  • Mban nën kontroll viskozitetin
  • Mban nën kontroll shkëlqimin e bojrave
  • Forcë dhe qëndrueshmëri e termoplastikave dhe termoseteve
  • Përmirësim i parandalimit të gërryerjes dhe i  rezistencës ndaj temperaturave

Mikrosferat qeramike 3Μ përdoren nga përpunuesit për të zvogëluar nivelet e VOC, për të rritur ngarkimin e mbushësve, për të përmirësuar ngurtësinë dhe për të shtuar rezistencën ndaj fërkimit, gërvishtjes dhe gërryerjes në një shumëllojshmëri përzierje veshjesh. Për shkak të cilësive kimike të qeramikës së të këtyre produkteve, ato janë gjithashtu transparente ndaj rrezatimit UV deri në 250 nm dhe janë të dobishme në veshjet e holla me pluhur dhe atyre mbrojtëse nga rrezatimi.

Veshje industriale dhe mirëmbajtëse, Veshje arkitektonike, Përpunime me gjysëm-shkëlqim deri në ato mat, Veshje arkitektonike, Veshje mbrojtëse ndaj rrezatimit, Shtresa e paralyerjes e drurit, Stuko, fino

Request a Sample

Let us show you how we can support your manufacturing needs. Test a sample of one of our many chemical solutions.
Click here

 

Do not miss to register!

(please click the link):

https://forms.gle/LB94BSNZ19MXuaXk6

(Soon after registration the link and program will be sent)