FLUOROKIMIKATET 3M

Shtesat Fluorokimikë 3M për Bojëra dhe Veshje janë materiale të bazuara në kiminë C4. Ato janë krijuar për të rritur performancën, për të zvogëluar defektet në sipërfaqe si dhe për t’i bërë sipërfaqet të duken si të reja, për një kohë më të gjatë.

Familja e Shtesave Fluorokimikë 3M përbëhet nga një shumëllojshmëri e dy grupeve të avancuara të materialeve: Fluorosurfaktantët  3M si dhe Shtesat dhe Izoluesit 3M Rezistentë ndaj Njollave.

Fluorosurfaktantët 3M (materiale të cilat rrisin shkallën e lagies)

Fluorosurfaktantët 3M të cilët bazohen në platformën novatore të kimisë C4, u ofrojnë formuluesve një nivel të jashtëzakonshëm të performancës dhe kontrollit në një gamë të gjerë të veshjeve të bazuara në tretësit dhe ujin. Agjentët e përparuar të avullimit dhe nivelimit sigurojnë sipërfaqe më të buta dhe një lustër pa defekte.

Shtesa rezistentë ndaj njollave 3M – shtesa të refuzimit të vajit dhe ujit

Shtesat dhe Izoluesit 3M Rezistentë ndaj Njollave ofrojnë një rezistencë të qëndrueshme ndaj njollave me bazë vajore dhe ujore si dhe ndaj materialve që krijojnë njolla në sipërfaqet poroze siç janë guri, betoni, fino dhe pllakat pa lustër. Pamja sipërfaqësore e materialit në përgjithësi nuk ndikohet.

 

Fluorosurfaktantët 3M

Me anë të Fluorosurfaktantëve 3M një prodhues mund: të zvogëlojë tensionin sipërfaqësor, të ndihmojë bojërat dhe veshjet të shmangin ndotjen e sipërfaqes, të arrijë efektivitet si në sistemet me bazë ujore ashtu edhe në ato me tretës, ta përdorë si agjent lagës, si agjent nivelues, të krijojë rezistencë ndaj papastërtisë, të lehtësojë heqjen e njollave të naftës, të përmirësojë kohën e hapjes, ta përdorë si shkumë të lehtë dhe anti-bllokuese.

Shtesat rezistentë ndaj njollave 3M – shtesa të largimit të vajit dhe ujit

Produktet Shtesë Rezistentë ndaj Njollave mund të përdoren ose veçmas, si mbyllës shtigjesh depërtimi, ose të formuluara në një larmi veshjesh dhe materialesh ndërtimi, për të shtuar vetitë e largimit dhe heqjes së njollave.

Request a Sample

Let us show you how we can support your manufacturing needs. Test a sample of one of our many chemical solutions.
Click here

 

Do not miss to register!

(please click the link):

https://forms.gle/LB94BSNZ19MXuaXk6

(Soon after registration the link and program will be sent)